Xhafer Tahiri: Bashkë me Alban Bajrami e kemi bërë qytetin të jetueshëm ku çdo qift i ri realizon ëndrrën për jetë e për banim me çmim të përballueshëm

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se mbrëmë së bashku me Alban Bajramin e ka bërë qytetin më të jetueshëm ku qdo qift i ri realizon ëndrrën për jetë.

“Bashkë me Alban Bajrami e kemi bërë qytetin të jetueshëm ku çdo qift i ri realizon ëndrrën për jetë e për banim me çmim të përballueshëm”, tha ai.

Postimi i plotë:

Mbrëmë ishim në familjen e Alban Bajrami shef i Kabinetit tim, nr. 11 në listën e fitores. Albani, siç e njohin të gjithë miqt e tij, e që mbrëmë është djali shembullor i qytetit tonë, profesionit, i respektueshëm që i bënë nderë Asamblesë Komunale. Bashkë me Alban Bajrami e kemi bërë qytetin të jetueshëm ku çdo qift i ri realizon ëndrrën për jetë e për banim me çmim të përballueshëm, sepse nuk kemi rritur taksën për ndërtim dhe kemi lejuar zhvillimin e ndërtimin e qytetit. Tani radhën e kanë projektet për të gjithë, Ngrohtorja e Qytetit e Parkingjet Publike!

Fotografia e Xhafer Tahiri
Fotografia e Xhafer Tahiri
Fotografia e Xhafer Tahiri
Fotografia e Xhafer Tahiri

Të ngjashme