Xhafer Tahiri: Fitorja e LDK-së, me 17 tetor meritë edhe e Hysni Gërgurit

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri po vazhdon të përkrahet nga familja Gërguri në Vushtrri.

Sipas Tahiri, LDK-ja është familje e madhe politike, duke theksuar se fitorja ne 17 tetor është meritë edhe e Hysni Gergurit.

Megjithatë, Tahiri ndihet krenar që bashkë me LDK-në kanë ndërtuar 2 qerdhe në Vushtrri, 5 shkolla në fshatra, shkollën e muzikës dhe Shtëpinë e Kulturë e QKMF-në.

Postimi i plotë:

Dr. Hysni Gerguri Kryetari i nderit i LDK Vushtrri dhe gjithë familja e nderuar Gërguri sonte në mbështetje të fitores së LDK dhe Leonora Gërguri nr 23. LDK është familje e madhe politike fitorja jonë më2017 e fitorja me 17 tetor është meritë edhe e Dr. Hysit

Jam krenar që bashkë me LDK në qeverisje ndërtuam 2 qerdhe të reja në Vushtrri (20 vite asnjë qerdhe nuk u ndërtua në Vushtrri), 5 shkolla në fshatra, shkollën e muzikës, Shtëpinë e Kulturës e QKMF e shumë projekte tjera. Vazhdojmë bashkë ndryshimin e qytetit që të gjithë e duam.

Të ngjashme