Xhafer Tahiri ia uron fitoren Ferit Idrizit: E respektoj vullnetin e qytetarëve!

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Vushtrrinë nga LDK, Xhafer Tahiri ka pranuar humbjen dhe ka uruar kundër-kandidatin triumfues nga PDK, Ferit Idrizin.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.

Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.

Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj.

E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë.

Shihemi në beteja të reja politike.
Me respekt,
Xhafer Tahiri

Të ngjashme