Xhafer Tahiri: LDK-ja do të fitojë në gjitha komunat që është në garë

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë që Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitojë në të gjitha komunat që është në garën e 14 nëntorit.

“LDK-ja do të fitojë në gjitha komunat që është në garë”, ka thënë Tahiri. Ai është shprehur i kënaqur me mbështetjen e qytetarëve në vazhdimin e rrugëtimit që e kanë filluar.

“Unë jam i kënaqur me mbështetjen e jashtëzakonshme përtej vijave partiake, jam shumë i kënaqur me përkrahjen që po e marrim çdo ditë nga qytetarët e Vushtrrisë. Unë pres që bashkë me qytetarët e Vushtrrisë ta vazhdojmë rrugën që e kemi filluar katër vjet më parë”, është shprehur ai në vazhdim.

Të ngjashme