Xhafer Tahiri merr mbështetje edhe nga Shqipëria, Gerti Bogdani i PD-së e lartëson punën e kryetarit të Vushtrrisë

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat, Xhafer Tahiri ka marrë mbështetje edhe nga Shqipëria.

Ish deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Gerti Bogdani i cili mori pjesë dje në tubimin e LDK-së, ka thënë se të dielën qytetarët e dinë rrugën e duhur.

“Jam i bindur qe ditën e diele ne 14 Dhjetor qytetaret e Vushtrrisë do t’i japin mbështetjen dhe besimin e tyre, sepse Vushtrria duhet te ece përpara, në rrugën e duhur” është shprehur Bogdani.

Postimi i plotë:

Nder & privilegj te përshëndesja mitingun përmbyllës te Lidhja Demokratike e Kosovës , ne mbështetje te Xhafer Tahiri!

Një mik i mire, familjar i shkëlqyer, admistrator i devotshëm dhe me integritet, shqiptar patriot, i cili ne katër vite i ka kthyer dinjitetin & rëndësinë qytetit te lashte te Vushtrrisë!!!

Jam i bindur qe ditën e diele ne 14 Dhjetor qytetaret e Vushtrrisë do t’i japin mbështetjen dhe besimin e tyre, sepse Vushtrria duhet te ece përpara, ne rrugën e duhur.

Të ngjashme