Xhafer Tahiri merr përkrahje të madhe e fitore të sigurt në Stroc: Do të ndërtojmë çerdhe të re

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiru sonte ka mbajtur tubim me banorët e fshatit Stroc ku mori përkrahje të madhe.

Tahiri i falenderoj banorët e Strocit për përkrahjen madhështore duke ju premtuar që mandatin e radhës do të ndërtoj çerdhe të re në këtë fshat.

Postimi i Xhafer Tahirit:

Faleminderit Stroci, përkrahje madhështore, vazhdojmë bashkë me projekte për të gjithë. Qytetarë pa dallim partie, janë çu në këmbë e jemi bërë bashkë sepse Vushtrria ka nevojë për secilin prej jush. Do të ndërtojmë çerdhe të re në Stroc, do të përkrahim bujqësinë e punësimin e grave dhe të rinjve përmes subvencioneve për vetëpunësim e krijim të bizneseve në këtë zonë! Vushtrria për të gjithë

Të ngjashme