Xhafer Tahiri pranon humbjen, e uron Ferit Idrizin e PDK-së

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i deritanishëm i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pranuar humbjen dhe ka uruar kundërkandidatin e tij Ferit Idrizi.

Ai tha se në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë dhe se qytetarët me votën e tyre sot i dhatë besimin Idrizit.

“Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri. Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj. E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike”.

Të ngjashme