“Lugu i Baranit ka vendosur që besimin t’ia japë kandidatit të PDK-së”

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës së PDK-së për asamble në garën për Pejën, Arton Muhaxheri, së bashku me kryetarin e degës, Xhavit Haliti, kanë prezantuar një kandidat për asamblist.

“Sonte bashkë me kryetarin e degës Xhavit Halitin kemi prezantuar kandidatin për asamble komunale Bashkim Krasniqin nga zona e Lugut të Baranit”, ka shkruar Muhaxheri në faqen e tij në Facebook.

“Lugu i Baranit ka vendosur që besimin për përfaqësimin e interesave të tyre në asamblenë e ardhshme komunale ta delegojnë tek kandidatët e PDK-së”, ka theksuar ai.

Të ngjashme