Ymeri: Ka një shprehje të nervozës në videon e Kurtit

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

Analisti Visat Ymeri mendon se është e rrezikshme qasja e kryetarit të VV’së dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave, në rastet e sondazheve.

‘’Ka një shprehje të nervozës në videon e Kurtit’’, tha ai në Debat Plus.

‘’Mënyra se si po flet, kjo është hala më e rrezikshme. Por kur thu sondazhe të ujdisura, kjo I bjen se dikush po pagun pare për me shtrembu të vërtetën’’.

Çfarë deklaronte Albin Kurti para 14 shkurtit për sondazhet, e çfarë po deklaron sot për to?

Për dallim nga sondazhet për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit ku Lëvizjen Vetëvendosje e nxjerrnin si parti të parë, sondazhet që po realizohen nga kompania UBO Consulting nëpër komunat e Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit nuk po e nxjerrin në pozitë të mirë partinë e kryeministrit Albin Kurti.

Siç duket kjo ka bërë që kreu i VV-së dhe njëherit kreu i ekzekutivit kosovar të dalë sot me një video ku sondazhet i quan të sajuara.

“Çdo njeri nga ne do të zgjedhë mes dy alternativave, atyre që duan punë me nder dhe me thjeshtësi, dhe atyre që duan të fitojnë me reklama në media e me sondazhe të ujdisura”, thotë Kurti në videoadresim.

Por vet Kurti para zgjedhjeve të 14 shkurtit i thurte lavdata kompanisë në fjalë që realizonte sondazhe ku Vetëvendosjen e nxirrte si parti të parë.

“Por shikoni sondazhet të cilat i bën organizata më kredibile në Kosovë, e të cilët i lexojnë që të gjithë. Prej NDI dhe ambasadave deri tek secili subjekt politik, dmth UBO Consulting është ajo që i bën sondazhet” – deklaronte ai.

Të ngjashme