Zgjidhje të reja për uljen e ndikimit të duhanit te rënia e flokëve

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Paraqitja e jashtme është e rëndësishme dhe një sërë studimesh shkencore janë kërkim të vazhdueshëm për të zbuluar formula për rininë e përjetshme. Trajtime të shumëllojshme të lidhura me lëkurën dhe shëndetin e flokëve po aplikohen në të gjithë botën nga gra dhe burra të moshave të ndryshme.

Por përpara se të nisen trajtime të tilla e rëndësishme është të shmangen faktorët që ndikojnë negativisht.

Rënia e flokëve është një dukuri që prek burrat në mosha të ndryshme. Në një raport të shkruar në Gazetën Mjekësore Britanike, shkencëtarët kanë zbuluar se një nga faktorët që ndikojnë, krahas trashëgimisë gjenetike, është dhe konsumimi i cigareve.

Sipas një studimi të zhvilluar në Taiwan, mes 740 meshkujve me moshë mesatare 65 vjeç, ka rezultuar se meshkujt që kanë pirë cigare për një periudhë të gjatë kohe dhe janë ekspozuar rregullisht ndaj tymit të duhanit, kanë më shumë gjasa për rënien e flokëve.

Për të patur flokë të shëndetshëm është e rëndësishme që folikulat e flokut të kenë mjaftueshëm oksigjen, lëndë ushqyese dhe minerale. Kimikatet toksike që gjenden në tymin e cigareve pengojnë qarkullimin e gjakut duke ngushtuar enët e gjakut dhe duke penguar rrjedhjen normale të tij. Kur folikulat e flokut nuk kanë mundësi të marrin gjakun që kanë nevojë për ushqim, cikli i rritjes së flokëve ndërpritet. Çdo ndërprerje e ciklit mund të çojë në dëmtim ose rënie të flokëve.

Nuk është vetëm thithja e tymit të cigareve që dëmton folikulat e flokëve. Nëse qëndroni në mjedise ku pihet cigare si shtëpi ose në makinë, ajri i ndotur përreth ndikon negativisht në shëndetin e flokëve dhe elementët e dëmshëm në ajër pengojnë mekanizmat që prodhojnë proteinat nga të cilat përbehen flokët.

Për të shmangur këto probleme por dhe një sërë të tjerash që shkaktohen nga tymi i duhanit, duhanpirësit që zgjedhin të mos heqin dorë kanë mundësinë e zgjedhjes së alternativave më pak të dëmshme të duhanit pa tym.

Teknologjia e duhanit me ngrohje pa djegie eliminon deri në 95% të elementëve të dëmshëm që gjenden në tymin e cigareve tradicionale. Në këtë mënyrë ata shmangin ekspozimin nga rreziqet si për vete ashtu dhe për joduhanpirësit përreth tyre.

Kompania Philip Morris ka zhvilluar një pajisje të quajtur IQOS që bën ngrohjen e fijeve të duhanit duke çliruar nikotinën dhe dhuruar të njëjtën ndjesi si konsumi i duhanit, por pa zjarr dhe tym, çka nënkupton ulje drastike deri në 95% të përbërësve të rrezikshëm, si dhe efekte të kufizuara në shëndetin e flokëve. /mapo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme