Zyba: Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, nuk do mundeni ta helmoni ushtrinë për të përfituar milionat

Prishtinë | 29 Sht 2024 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të deputetëve të LDK-së, të cilët reaguan ndaj deklaratës së djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit ka thënë se ‘nuk mund t’i bëjë publike tenderin 15 milionë euro shkaku i Rusisë e Serbisë’.

Përmes një postimi në facebook, Zyba thotë se Rukiqi, Kica-Xhelili dhe Bajrami nuk kanë mundur të ‘helmojnë ushtrinë duke përfiktuar milionat kompani të afërta me ju’, raporton Ekonomia Online.

Tutje, deputeti i LVV-së, thotë se bashkë me të lartpërmendurit ka dhe të tjerë reagues që donin diçka të tillë.

“Ka përfunduar kjo punë”, shkruan Zyba.

Të ngjashme