Мedica Istanbul ofron koncept të ri të shërbimit shëndetësor për tetovarët

Tetovë | 14 Tet 2016 | 21:32 | Nga

Dymbëdhjetë reparte, aparaturë moderne dhe koncept të ri bashkëkohor për shërbimet shëndetësore, ofron institucioni i ri shëndetësor “Medica Istanbul Тetovë”, i cili edhe në mënyrë zyrtare i hapi dyert për të gjithë.

Radiologjia, mjekësia nukleare, ortopedia, neurologjia, urologjia, gjinekologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, laboratori për diagnostifikim laboratorik, pediatria, si dhe kirurgjia e përgjithshme dhe stomatologjia, janë repartet ku pacientët do t’i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore, diagnostikë efikase dhe të shpejtë.

Klinika tashmë e hapur është pjesë e spitalit diagnostikë “Medika Istanbul Turqi”, që është edhe kreatore e modelit të veçantë të shërbimit shëndetësor dhe e njëjta është përcjellë edhe në Maqedoni.

“Posedojmë përvojë dhe dituri prej gjashtëmbëdhjetë vitesh, në zhvillimin e standardeve mjekësore, implementimin e protokolleve dhe përkujdesit mjekësor, me qëllim të krijimit të përkryershmërisë në shërbimet mjekësore. Të njëjtin model, nëpërmjet Medica Istanbul Tetovë e bëmë të përshtatshëm edhe për qytetarët e Republikës e Maqedonisë, ashtu që e përparuam me kombinimin e standardeve të larta dhe teknologjisë bashkëkohore, të Medika Istanbul, me përvojë lokale dhe ekspertizë të specialistëve nikoqir. Në këtë mënyrë ofrojmë shërbim shëndetësorë të shpejtë, efikas dhe preciz, me të cilin shpresojmë se do ti ngrisim standardet shëndetësore lokale” ka thënë Dr. Murat Dinçer, pronar i “Medika Istanbul Tetovë”.

Në dispozicion për pacientët do të jetë ekipi i mjekëve, i cili është në bashkëpunim me emrat më të famshëm në Turqi, me konsultime të menjëhershme on-line, në fushën e kujdesit shëndetësor primar dhe sekondar, në veçanti në fushën e radiologjisë. Medica Istanbul në Turqi është e njohur për shfaqjen e saktë diagnostike dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve, ku e njëjta metodë do të aplikohet edhe në Tetovë.

Shërbimet e “Medica Istanbul Tetovë”, në fushën e kujdesit shëndetësor parësor do të jetë në dispozicion sipas çmimeve të përcaktuara nga Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë.

img_6665

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme