Labinot Jonuz Zhinipotoku e shpallë të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme të gjimnazit “Xhevded Doda”
17 Qer 2026 | 14:00Labinot Jonuz Zhinipotoku e ka shpallur të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme të gjimnazit “Xhevded Doda”.
Labinot Jonuz Zhinipotoku e ka shpallur të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme të gjimnazit “Xhevded Doda”.
Në bazë të nenit 11 dhe 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr. 03/L-040, dhe nenit 4, dhe neni 10 të Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, Nr. 03/L-139 me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr.03/L-205 të datës 28.10.2010, në bazë të Vendimit të Kuvendit Komunal nr.60/24 datë 28.03.2024 për shpalljen me interes të përgjithshëm “Shtëpi Muze” të shtëpisë së Selatin Gërxhaliut, si dhe nenit 44 të Statutit të Komunës, Kryetari i Komunës si organ shpronësues me datën 22.08.2025 merr këtë:
VENDIM PRELIMINAR
Neni 1
KONSTATOHET se janë përmbushur kushtet e përcaktuara në nën-paragrafet 1.1 deri 1.4, paragrafi 1 i nenit 4 të Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, Nr. 03/L- 139 me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr.03/L-205 të datës 28.10.2010, për shpronësimin e pronës së paluajtshme për qëllim të përfitimit të ligjshëm publik. realizimi i projektit “Shtëpia Muze” e shtëpisë së Selatin Gërxhaliut në fshatin Studime e Poshtme, Komuna Vushtrri për pjesën e parcelës kadastrale si në vijim:
P-70202027-00401-2, në sipërfaqe prej 918 m2, nga sipërfaqja e përgjithshme prej 1606 m2, ZK- Studime e Poshtme, pronar në pjesë ideale 1/1 Nexhmedin (Xhelil) Gërxhaliu nga fshati Studime e Poshtme, Komuna Vushtrri.
Neni 2
Brenda 5 ditëve të punës pas miratimit të këtij vendimi, do të njoftohet me vendimin preliminar pronari/zotëruesi i interesit të pronës e cila do të shpronësohet.
Neni 3
Brenda 10 ditëve të punës pas miratimit, vendimi preliminar do të shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në portalin “Ekonomia Online” në Kosovë.
Neni 4
Kundër këtij vendimi mund të paraqitet ankesë brenda 15 ditëve pas hyrjes në fuqi, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, konform nenit 35 paragrafi 3 të Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, Nr. 03/L-139 me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr.03/L-205 të datës 28.10.2010. Ankesa mund të paraqitet nga pronari ose zotërues i interesit në pronën e prekur nga ky vendim. Në të njëjtën ditë në të cilën dorëzohet ankesa në Gjykatë, parashtruesi i ankesës duhet që menjëherë dhe drejtpërdrejt të dorëzoj në zyrën ligjore të organit shpronësues (Komunës së Vushtrrisë) 5 (pesë) kopje të sakta dhe të plota të ankesës, duke përfshirë të gjitha dokumentet përcjellëse që e arsyetojnë ankesën.
Neni 5
Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare dhe në portalin “Ekonomia Online” në Kosovë.
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) Sh.A., në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Gjilanit organizojnë:
DEBAT PUBLIK për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e Deponisë se mbeturinave në komunën e Gjilanit
Njoftohet publiku i interesuar se debati mbahet më datën 14.02.2025 në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit
Kompania “Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë” Sh.A., Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Prizrenit organizojnë:
DEBAT PUBLIK për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e Deponisë se mbeturinave në komunën e Prizrenit.
Njoftohet publiku i interesuar se debati organizohet më datën 14.02.2025 në ora 14:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit
FKPK-ja është institucion i pavarur, i themeluar në vitin 2001, si fond pensional me kontribute të definuara, i ngarkuar me përgjegjësinë e menaxhimit dhe investimit të matur të kontributeve pensionale të punëtorëve dhe punëdhënësve të Kosovës, që burojnë nga Ligji Nr. 04/L-101, i amandamentuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-115, me Ligjin Nr. 04\L-168, dhe Ligjin Nr. 05/L-116 për fondet pensionale në Kosovë. FKPK-ja qeveriset nga Bordi Drejtues. Anëtarët e Bordit Drejtues emërohem nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Komisioni Përzgjedhës shpall konkursin për: PESË (5) ANËTARË PROFESIONALË dhe DY (2) ANËTARË PËRFAQËSUES
Dokumenti i specifikimeve për listën e detajuar të kushteve, detyrave dhe përgjegjësive, si dhe mënyrën e aplikimit mund të shkarkohet nga uebfaqja e FKPK-së në vegzën vijuese: Konkursi Trusti Bordi Drejtues Shqip
Afati i fundit për aplikim për të gjitha pozitat është më 5 maj 2023 ora 16:00 CET.