Ngjarjet e ditës: 03 nëntor 2026

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion mban mbledhje. Raportojnë anëtarët e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, lidhur me gjendjen në këtë institucion. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës)

     

     

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2026. (Salla N-303, Kuvendi i Kosovës)

     

     

  • 11:30

    Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon ceremoninë e lansimit të Platformës Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Digjitale. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, Prishtinë)

     

     

  • 13:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton projektligjin nr.11/L-005 për inovacion dhe ndërmarrësi. (Salla N-506, Kuvendi i Kosovës)

     

     

  • 14:00

    ETEA organizon diskutimin socio-kulturor “Lidershipi në shkolla – Çfarë e bën një shkollë të sukseshme”, që organizohet në kuadër të programit kulturor të Qendrës “Libart”. (Qendra “Libart” brenda objektit të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

     

Kalendari Arkiv