Ngjarjet e ditës: 02 tetor 2026

  • 09:00

    Vazhdon dita e dytë e konferencës ndërkombëtare: PARTNERITET PËR NDRYSHIM: GRATË QË TRANSFORMOJNË SISTEMET – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra KADC (Kosovo Advocacy and Development Centre) organizon tryezën me temë: “Politikat e Kontrollit të Duhanit si Shtyllë e Parandalimit të Sëmundjeve Jo Ngjitëse: Adresimi i Çështjeve të Hapura Rregullatore”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Policia e Kosovës, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim realizon një aktivitet vetëdijësues me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, mban ceremonin me rastin e shpërndarjes dhe dorëzimit të kamionëve të rinj zjarrfikës për Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NjPZSH), për komunat Lipjan, Shtime dhe Drenas. (Zyra e AME, Hajvali) 

  • 11:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon takim diskutues: “Paditë kundër zërave kritikë: SLAPP dhe liria e shprehjes në Kosovë”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje.  (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, bëjnë shpërndarjen e pakove onkologjike, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, “Tetori Rozë”. (Klinika e Onkologjisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Mbahet konferencë për media me rastin e hapjes së Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit 2026. (Galeria e Arteve e Prishtinës)

  • 14:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon analizën: “Ushtrimi i detyrës së Presidentit përtej gjashtë muajve: Kufiri kushtetues dhe vazhdimësia e Presidencës”. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 19:00

    Vazhdon protesta “Jo në emrin tim”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv