Shpallet vendimi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndaj Xhelal Sveçlës. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Shpallet vendimi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndaj Xhelal Sveçlës. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë organizon vizitën në dy nga familjet përfituese të projektit “E ardhmja e Energjisë së Gjelbër”, ku merr pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Rr. Vëllezërit Fazliu, 23, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Rrjetet e shoqërisë civile, të cilat përfaqësojnë mbi 200 organizata të shoqërisë civile në Kosovë, prezantojnë nismën avokuese për zgjerimin e mekanizmit të sponsorizimeve në të gjitha fushat me interes publik. (Europe House, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet tryeza “Fuqizimi i Zbatimit të Agjendës së Gjelbër në Kosovë-Nga Dialogu në Veprim: Avancimi i Qeverisjes së Biodiversitetit në Kosovë. (Hotel Sirius)
Organizohet ngjarja përmbyllëse e AI4Youth, një program i The Foundation House në kuadër të BOOST Balkans, i cili ka sjellë së bashku të rinj nga Kosova për të zhvilluar aftësi praktike në Inteligjencën Artificiale, inovacionin digjital, green energy dhe civic tech. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)
Aktivistë të organizatës “Liria ka Emër” zhvillojnë aktivitet simbolik dhe demokratik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara. (Objekti i EULEX-it, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” mban konferencë për media. (Hotel Prishtina) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kosovo 2.0 organizon diskutimin publik “Duhen lidhje”. (Libraria Konceptuale e K2.0, Prishtinë)
Aleanca mban mbledhjen e Kryesisë. Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media. (Selia e Aleancë, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Hapet “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)