Ngjarjet e ditës: 11 shtator 2026

  • 09:00

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit, në ShBA. Pas homazheve, U.D. Presidentja Haxhiu dhe kryeministri Kurti do të mbajnë fjalë rasti. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdimi i deklaratave përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerët, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë. (Dhomat e Specializuara, Hagë) *** Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në Facebook.

  • 09:30

    Peja Peace Forum organizon tryezë të rrumbullakët për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001. (Pejë)

  • 09:40

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit në ShBA. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Delegacioni i Aleancës bën homazhe pranë Memorialit “Kosova Kujton” në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Oborri i Qeverisë së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë)

     

  • 10:00

    Iniciativa për Progres (INPO) organizon tryezën diskutuese me temën “Nga vendimi te kontrata: boshllëqet e transparencës në procedurat e negociuara”. (Hotel Sirius, Prishtinë)

     

     

     

  • 11:00

    Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata “Miqtë e Amerikës”  mban aktivitetin tradicional përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)

  • 14:00

    Vazhdimi i seancës Konstituive. Në rend dite zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. (Salla e seancave të Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 14:00

    Platforma qytetare “Liria ka Emër” mban konferencën e fundit për media para “Marshit për Liri”. (Hotel “Manami”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Hapja zyrtare e panairit të produkteve vendore “Toka Jonë, Shija Juaj”. (Prishtina Mall – hyrja lindore, Prishtinë)

     

     

  • 14:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve – AKB nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën së Përmbaruesve Privatë të Kosovës. (Zyret e AKB-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv