Ngjarjet e ditës: 17 korrik 2026

  • 10:00

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) mban ceremoninë përmbyllëse të “Javës së Agjencisë”, nën moton “20 Vjet Transparencë dhe Integritet – Duke Rritur Besimin, Duke Parandaluar Korrupsionin”. Merr pjesë Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Përfaqësues të fermerëve dhe drejtori i kompanisë “Vita”, mbajnë konferencë për media. (Para zyreve të AUV-it, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Promovohet libri “Bashkëbisedim me Fadil Vatën 1989” i autorit Hajdin Abazit. (Instituti Albanologjik, kati i parë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 14:00

    Nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. (Objekti i ish-Rilindjes, kati 18, Salla e Takimeve, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe Snežana Paunović. (Prokuroria Speciale e Kosovës, Prishtinë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në takim Grupin “Marigona”, me rastin e koncertit të tyre të fundit, ku do t’u ndajë një mirënjohje për kontributin që kanë dhënë ndër vite në skenën muzikore dhe kulturore të Kosovës. (Komuna e Vjetër, Prishtinë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:45

    Bordi i RTK-së mban mbledhje, shqyrton listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së. (Ndërtesa e Radio Kosovës, kati IV)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:30

    Kinemaja “Lumbardhi” prezanton programin e kinemasë verore në Doku Kino Plato! Persepolis (2007) Regjia: Marjane Satrapi, Vincent Paronnaud. (Kinemaja e hapur në Doku Kino Plato, Prizren)

     

Kalendari Arkiv