Ngjarjet e ditës: 01 shtator 2026

  • 07:30

    PDK mban aktivitet para objektit të Qeverisë. (Objekti i Qeverisë, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 08:00

    Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës fillojnë grevën, për shkak të mosrealizimit të pagave të mbetura për një pjesë të muajit korrik 2026. (Shkollat fillore dhe të mesme, Prishtinë)

  • 09:00

    Mbahet Akademia Përkujtimore në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Vushtrrisë. (Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Bëhet hapja zyrtare e vitit të ri shkollor 2026/27 në UBT International Smart Schools. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, Lipjan)

     

     

  • 09:30

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF organizon aktivitetin “Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?”. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 09:30

    Nis rigjykimi ndaj Endrit Nikës. (Gjykata Themelore, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 11:00

    PDK me deputetët e saj do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. (Salla e Kuvendit të Kosovës, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet protesta e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mblidhet kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Zyret e LDK-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Mblidhet Grupi Parlamnetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Zyret e LDK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Përurohet objekti i ri i Shkollës “Ilir Konushefci”. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Fshati Lluga në Podujevë)

  • 16:40

    Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Palestrës multisportive. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Podujevë)

  • 20:00

    Platforma qytetare “Liria Ka Emër” organizon aktivitetin “Ora e Pritjes – Kosova po pret”. (Mitrovicë)

Kalendari Arkiv