Ngjarjet e ditës: 16 tetor 2026

  • 09:00

    Mbahet Samiti i Paqes dhe Demokracisë në Kosovë me temën “Epoka e Entropisë”. (Hotel “Venus”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton gjetjet kryesore dhe rekomandimet e KDI-së lidhur me monitorimin e Reformës në Drejtësi për periudhën janar–qershor 2026. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, mban takim me përfaqësuesit e postave dhe ofruesit e shërbimeve postare. (Restoranti “Gizzi”, Bregu i Diellit, Prishtinë)

     

  • 10:30

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2026. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës)

  • 11:00

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) proteston për shkak të mos pagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë për pagën minimale. (Protesta nis nga zyrat e FSPTSPK-së dhe vazhdon deri në oborrin e Komunës së Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Me rastin e fillimit të sezonit ngrohës 2026/2027, “Termokos” mban ceremoni rasti, ku do të merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Termokos, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mban ceremoninë përmbyllëse të “Pakos së Mbështetjes për Energjinë në Kosovë”, të financuar nga Bashkimi Evropian. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Courtyard by Marriott, Prishtinë) 

  • 11:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin  “Hulumtim parlamentar: Llogaridhënia dhe integriteti në sistemin e drejtësisë” dhe “Hulumtim parlamentar: Reforma e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial dhe Akademisë së Drejtësisë”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë)

  • 12:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama mban konferencë për media lidhur me Lojërat Mesdhetare. (Komuna e vjetër, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komuna e Skenderajt organizon ceremonin e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj, si dhe aktivitete përkujtimore:

     

    12:00 – Akademi Përkujtimore. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj)

     

    13:00 – Homazhe pranë arkivolit. (Palestra Sportive “Ilaz Kodra”, Skenderaj)

     

    16:00 – Ceremonia e varrimit. (Varrezat e Dëshmorëve, Marinё)

  • 15:30

    Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për media lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme. (Zyrat e Ndërmarrjes Publike Banesore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv