Ngjarjet e ditës: 28 tetor 2026

  • 08:00

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:05

    Agjenda e takimeve të Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s:

     

    09:05 – Takim me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, salla 506)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    10:00 – Takim me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, salla 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    11:00 – Takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, salla 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:00

    Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike mban edicionin e katërt të konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 me temën “Vlera Publike dhe e Mira e Përbashkët: Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi”. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti. (Hotel Marriott, Prishtinë)

  • 10:00

    Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) mban edicionin e tretë të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, nën moton “Driving the Next Economy”. Merr pjesë kryeminsitri, Albin Kurti dhe ambasadori gjerman, Rainer Rudolph. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje. Raporton drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. (Salla N-204, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione mban takim me Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore(ABGJ). (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Instituti për Studime dhe Hulumtime Islame, i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te shqiptarët – histori – trashëgimi – kontribut”. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti. (Fakulteti i Studimeve Ismale, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2025. (Salla C-203, Kuvendi i Kosovës)

     

  • 11:30

    Mbahet tryezë kritike kushtuar romanit “Hijet e Shpresës” të autorit Ramiz Selimi. (Katedralja “Nëna Terezë”, Prishtinë)

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion mban mbledhje. Shqyrton Projektligjin nr.11/L-003 për energjinë dhe Projektligji nr.11/L-004 për energjinë elektrike. (Salla N-506, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:00

    Hapja zyrtare e ekspozitës fotografike: “Barazia Fillon me Ne: Angazhimi i Burrave në Ndërtimin e një Shoqërie më të Barabartë”. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Prishtinë)

     

  • 13:30

    Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare organizon ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Zyrës së Punësimit në Gjakovë. Merr pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. (Zyra e Punësimit, Gjakovë)

     

  • 16:00

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë kombëtare “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 17:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve shënon 24-vjetorin e themelimit. (Restaurant “Village”, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv