Ngjarjet e ditës: 09 tetor 2026

  • 09:30

    Ministria e Financave e Republikës së Kosovës organizon ngjarjen e Procesit të Berlinit për financat e paligjshme, “Beyond Compliance – Ndërtimi i ekonomive të qëndrueshme përmes integritetit financiar”. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj. (Hotel Courtyard by Marriott, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizojn Tryezën e Diskutimit lidhur me ndikimin e Udhëzimit Administrativ për Unifikimin e Taksave Gjyqësore në realizimin e së drejtës për qasje në drejtësi. (Objekti i Institucionit të Avokatit të Popullit, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me ERA Group, organizon tryezën me temën: “Koordinimi ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit”. (Hotel Dukagjini, Pejë)

  • 10:00

    Dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare “Twin Transformation: Reconceptualizing Organizations and Ecosystems”, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës. (Salla e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë)

  • 11:00

    Komuna e Prishtinës organizon ngjarjen “Gati për t’u Lidhur: Festimi i përfundimit të shtrirjes së WiFi4WB në Kosovë”. Merr pjesë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Hapja solemne e FOTOIST 2026. (Sheshi i hotelit “Grand”, Prishtinë)

  • 14:00

    Bordi i ZRRE mban mbledhje në orën 14:00. ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv