Ngjarjet e ditës: 26 tetor 2026

  • 08:00

    Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” mbajnë protestë për indeksimin e pagave. (Para Stacionit Hekurudhor, Fushë Kosovë)

  • 09:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit shqyrton Raportet e Komisioneve kryesore për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Salla N-204, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezë të rrumbullakët “Rruga e Kosovës drejt BE-së pas ngërçit politik: Shndërrimi i momentit të favorshëm në reforma”. Merr pjesë Kryenegociatori Jeton Zulfaj. (“Swiss Diamond” Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fondi i Sfidave Rajonale (RCF) organizon Ceremoninë e Katërt Kombëtare të Ndarjes së Granteve në Kosovë për institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional (AAP), në bashkëpunim me bizneset partnere. (“Swiss Diamond” Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:20

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të dorëzojë në Kuvend Nismën Legjislative Qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës – hyrja kah sheshi) Kjo ngjarje anulohet.

  • 12:00

    Drejtuesit e Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës” mbajnë konferencë për media. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

     

  • 13:30

    Organizata QIKA realizon aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekaj. (Para Qeverisë së Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 16:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme plenare. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv