Ngjarjet e ditës: 27 tetor 2026

  • 09:00

    Banka për Biznes (BPB), në bashkëpunim me BERZh-in, organizon panel diskutimi me temën “Vendimet, sfidat dhe mësimet nga përvojat reale të bizneseve”. (Hotel “Marriott Courtyard”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Lëvizja FOL në bashkëpunim me Institutin Demokracia për Zhvillim (D4D) prezanton analizën ligjore “Hartëzimi i Legjislacionit dhe Procedurave të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në Kosovë” si dhe raportin “Qasja në Tranzicionin e Gjelbër: Çfarë thonë Qytetarët për Mbështetjen e Energjisë së Ripërtëritshme në Kosovë?”. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Zyret e GLPS-së, Rruga “Rexhep Luci”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion mban mbledhje. Raporton kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, lidhur me gjendjen në këtë institucion. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e përurimit të shkollës së TIK-ut “Gjin Gazulli”. (Shkolla e TIK-ut “Gjin Gazulli”, Prishtinë)

  • 10:30

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave. (N-303, Kuvendi i Kosovës)

  • 11:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton për mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225)

  • 11:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për media, me rastin e prezantimit të ekipit olimpik të Kosovës, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026. (Zyret e KOK-ut, Prishtinë)

  • 11:00

    Në kuadër të shënimit të Festës Kombëtare të Austrisë, Ambasada Austriake në Kosovë në bashkëpunim me ADVANTAGE AUSTRIA Kosova dhe SPAR Kosova, organizojnë Javën e Produkteve Austriake. (SPAR Arbëria, Prishtinë)

  • 11:30

    Ceremonia e përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. (Klinika e Kardiologjisë, QKUK, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur shqyrton draft-planin e punës së Komisionit Funksional. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës)

  • 12:00

    Komisioni për Arsim dhe Shkencë shqyrton Planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2026. (Salla N-204, kuvendi i Kosovës)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport shqyrton në parim Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:15

    Mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuarit për spiunazh. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet ceremonia e varrimi të Arlinda Zekajt, gruas e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën. (Fshati Radafc, Pejë)

Kalendari Arkiv