Ngjarjet e ditës: 29 tetor 2026

  • 09:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Hibrid.info, në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë, organizojnë diskutimin e nivelit të lartë “Edukimi medial në arsim: Nga gjetjet te veprimi”. (Europe House, Prishtinë)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT/KRCT) mban konferencën “Zbatimi i Marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Sfidat Ligjore, të Drejtat e Njeriut dhe çështjet operacionale”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:10

    Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)

  • 12:00

    Mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprimtarisë akademik të Prof. Selim Kolgecit. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Prishtinë)

  • 13:00

    Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik i Grave (FEG) organizojnë tryezën e diskutimit me temën: “Rishikimi i politikave familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë: Implikimet financiare, praktikat rajonale dhe alternativat e politikave”. Merr pjesë Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti dhe Udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani. (“Swiss Diamond” Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Organizata QIKA realizon një aksion simbolik para Ministrisë të Punëve të Brendshme, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekaj. (Para Ministrisë të Punëve të Brendshme, Prishtinë)

     

     

     

  • 13:30

    Në kuadër të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar 2026, Grupi i Bankës Botërore prezanton Diagnostikimin e Sektorit Privat në Kosovë (CPSD). (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 16:00

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist mban protestë kombëtare “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv