Ngjarjet e ditës: 23 tetor 2026

  • 08:00

    Nisin punimet e Kongresit VIII të Mjekësisë – Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie, organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 09:00

    Vazhdon dita e dytë e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ). (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së)

  • 09:00

    Mbahet takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën, në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve. (Hotel Palace, Shupkovc, Mitrovicë)

  • 09:30

    Mbahet konferenca shkencore “Luigj Gurakuqi në Rilindjen Kombëtare dhe në Periudhën e Shtetndërtimit”, organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë – Tiranë. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e 10 (dhjetë) të Kuvendit Komunal për vitin 2026. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. (Gjykata Themelore, Prizren)

  • 10:00

    Sindikata e Policisë së Kosovës organizon Lojërat Sportive Tradicionale, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare. (Qendra Sportive “Shani Nushi”, Gjakovë)

  • 11:00

    Mbahet Ceremonia zyrtare e mbylljes së Programit ndërkombëtar të masterit të specializimit të avancuar “Be smart in the city – Planifikimi i integruar ndërsektorial dhe menaxherial për qytetet e mençura (Smart cities)”. (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës, Modellarium, Prishtinë)

  • 13:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Salla N-204, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të raportojnë ministri i Financave Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca në lidhje me raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.(Kuvendi i Kosovës, salla C-203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare mban takimin e parë të “Tryezës me partnerët socialë”, në kuadër të procesit të dialogut social. (Qeveria e Republikës së Kosovës, salla P38, Prishtinë)

  • 15:00

    Ceremonia e Betimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 02/2026. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv