Dita e tretë e protestës së organizuar nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. (Para Qeverisë së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Dita e tretë e protestës së organizuar nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. (Para Qeverisë së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Organizohet Konferenca Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimet B2B – Edicioni IV, SHE RISES REGIONAL 2026. Merr pjesë presidentja Justina Shiroka-Pula, ministrja Mimoza Kusari-Lila, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel. (“Hotel Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione mban takim me Avokatin e Popullit. Temë diskutimi do të jetë: Raportimi lidhur me raportet vjetore të IAP për vitin 2024 dhe 2025, si dhe për aktivitetet e IAP-it, për periudhën e ardhshme. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës)
Mbahet seanca e shtatë e Kuvendit komunal të Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit, Prishtinë)
Komiteti i Grave në Energji dhe Miniera në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë mban diskutimin me temë “Sektori minerar dhe lëndët e para kritike në Kosovë: Mundësitë e investimeve për bizneset amerikane”. (Oda Ekonomike Amerikane, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, JETA-VITA, organizon manifestimin tradicional, në kuadër të 20-vjetorit të ecjes simbolike në mbështetje të grave të prekura nga kanceri i gjirit. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, organizon protestë për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt. (Sheshi “Skënderbeu”, Pejë)
Aleanca mban konferencë për media. (Selia Qendrore e Aleancës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit shqyrton raportin me amandamente për Projektligjin nr.11/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës)
Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë dhe BB Green Kosova organizojnë aktivitetin GREEN HUB BUSINESS – Agjenda e Gjelbër dhe Partneritetet Biznesore Kosovë–Slloveni. (Flori Gallery, Prishtina Mall, Prishtinë)
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist mban protestë kombëtare “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.