Ngjarjet e ditës: 22 shtator 2026

  • 09:30

    Instituti Riinvest në cilësinë e sekretariatit të Forumi Ekonomik i Grave organizon tryezën e rrumbullakët  me temën, “Opsionet e politikave për forcimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes angazhimit të grave”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhje urgjente për të diskutuar lidhur me aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. (Salla e KK, Deçan)

  • 14:00

    Platforma qytetare “Liria Ka Emër” mban konferencë për media. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Swiss Diamond, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 16:20

    Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijevë, Komuna e Malishevës. Merr pjesë kryetari i komunës, Ekrem Kastrati. (Qendra e Mjekësisë Familjare, Kijevë – Malishevë)

     

     

     

  • 21:00

    Dita e 7-të e protestës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë))***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv