Ngjarjet e ditës: 26 gusht 2026

  • 07:30

    PDK mban aktivitet para objektit të Qeverisë. (Objekti i Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Nis rigjykimi ndaj Glauk Konjufcës lidhur me rastin e gazit lotsjellës në Kuvend. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë. (Prokuroria Speciale, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! – Qendra Prishtinë mban konferencë për media. (Drejtoria e Përgjigjshme e Policisë – 92-shi, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton rezultatet e auditimit “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë”. (Hotel Sirius, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama viziton Ndërmarrjen Publike “Pastrimi”. (Ndërmarrja Publike “Pastrimi”, Prishtinë)

     

     

  • 10:00

    Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF-in në Kosovë, lanson analizën “From Digital Access to Digital Competence: A Comprehensive Analysis of Digital Competence Integration in Kosovo’s Pre-University System”. (Hotel Sirius, Prishtinë)

     

  • 10:30

    Organizohet ceremonia solemne e ndarjes së çmimit të tij më të lartë, “Doctor Honoris Causa” për ish-kongresistin amerikan Joseph. J. DioGuardi dhe bashkëshorten e tij Shirley C. DioGuardi. (Salla e Senatit të Universitetit të Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    PDK me deputetët e saj do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. (Salla e Kuvendit të Kosovës, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në takim në Odën e Kryeqytetit delegacionin e investitorëve ndërkombëtarë nga Rumania, Siria, Katari, Turqia dhe Libani, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite të organizuar nga Strategic Group. (Komuna e vjetër, Oda e Kryeqytetit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Bëhet hapja Solemne e Ditëve të Shën Nënë Terezës. (Katedralja Shën Nënë Tereza, Prishtinë)

  • 20:00

    Platforma “Liria ka Emër” lanson “Orën e Pritjes” në qytetin e Vushtrrisë. (Sheshi i qytetit, Vushtrri)***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv