Ngjarjet e ditës: 20 tetor 2026

  • 10:00

    Gjykata Komerciale mban seancën e parë përgatitore në çështjen e Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit që lidhet me detyrimet e dala nga kontrata kolektive. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet dita e dytë e Samitit të Ballkanit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton Planin e Punës për Sesionin vjeshtor 2026. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës)

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje, në rend dite raportimi i KPMShCK-së. (Salla N-303, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kolegji i Kirurgëve të Kosovës organizon ceremoninë e promulgimit dhe pavarësimit të programit ATLS Kosova (Advanced Trauma Life Support). Merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Ambientet e Qendrës së Mjekësisë Urgjente (QMU), Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:00

    Action for Mothers and Children (AMC) organizon aktivitet me personat që jetojnë me diabet të tipit 1 dhe familjarët e tyre ku do t’i ndajnë përvojat personale. (Para amfiteatrit, Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv