Ngjarjet e ditës: 15 tetor 2026

  • 09:00

    KosovaJob prezanton versionin e ri të platformës KosovaJob 2.0, i cili sjell një përvojë të ridizajnuar dhe funksionalitete të reja për kompanitë dhe kandidatët. (Swiss Diamond, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton  Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë Zvicerane përmes GIZ Kosova, mban Simpoziumin “Vizioni Hapësinor i Kosovës 2050”. Merr pjesë Kryeministri, Albin Kurti . (Hotel Emerald, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Hulumtim parlamentar: Ndërhyrjet e nevojshme para miratimit përfundimtar të Ligjit për Byronë”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Instituti Albanologjik organizon konferencën shkencore: “Tekstet e historive për letërsinë shqipe”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 10;30

    Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të ZKM-së dhe Shoqata e të Verbërve të Kosovës organizon konferencën për shënimin e Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë: “ Shkopi i bardhë – simbol i pavarësisë, për një shoqëri gjithëpërfshirëse”. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti Yunus Emre në Kosovë mban konferencën për shtyp me rastin e organizimit të Bienales së Muzikës Ballkanike “Rasim Salih” – Koncerti dhe Çmimet për Kontribut në Muzikën Turke të Ballkanit. (Instituti Yunus Emre, Prishtinë)

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon “Orën përkujtuese e Dr. Flora Brovinës” ku do të paraqiten punime për krijimtarinë dhe aspekte rreth jetës e veprimtarisë së saj. (Lokalet e LSHK-së, rr. “Jashar Salihu”, Prishtinë)

  • 13:00

    Vazhdon seanca në rigjykimin ndaj Endrit Nikës. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv