Seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për “Spiunazh” dhe “Shantazh”. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për “Spiunazh” dhe “Shantazh”. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Aleanca zhvillon një aktivitet simbolik tek hyrja e Kuvendit të Kosovës. Në fund të aktivitetit, do të ketë deklarim për media. (Hyrja e Kuvendit, sheshi “Ibrahim Rugova”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KPK-së, Kati VI, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Pro Peace Kosova dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Barabar, organizojnë diskutimin publik “Lokacione të reja, pyetje të vjetra: Ku qëndron kërkimi për të pagjeturit e luftës?”. (Hotel Grand, Qenda Barabar, Prishtinë)
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Besianë Musmurati, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Pastrimi”, Petrit Reçica, mbajnë konferencë për media lidhur me dështimin e marrëveshjes me KfW-në. (Hapësirat e NPL “Pastrimi”, Prishtinë)
Inaugurohet LAND FILM LAB – Film Residency & Industry Networking, e cila do të zhvillohet në kuadër të edicionit inaugurues të rezidencës. (Roganë, Kamenicë)
“Urime dhe Përshëndetje” publikohet hulumtimi mbi rolin shoqëror të radios që nga vitet e ‘80-ta dhe aspektin emocional të këngëve të dedikuara në radio në Kosovë gjatë viteve të ‘90-ta dhe 2000. (Kino Armata në Prishtinë)
Në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, ndizet “Zjarri i Lirisë” në Zonën Operative të Pashtrikut. (Varrezat e Dëshmorëve, Landovicë)