Ngjarjet e ditës: 21 korrik 2026

  • 09:00

    Mbahet seanca për shqyrtim fillestar ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, lidhur me përleshjen mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqët” në vitin 2024. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Universiteti i Prishtinës organizon ceremoninë përmbyllëse dhe ndarjen e certifikatave për programin „Job Placement Counselling”. Merr pjesë rektori Arben Hajrullahu, ambasadori i Gjermanisë, Rainer Rudolph dhe ministri në detyrë, Andin Hoti. (Salla e Senatit, Rektorati i Universitetit të Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të ish-drejtorit të Qendrës për Punë Sociale, Ramadan Rama.  (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Konsullata e Nderit e Republikës së Maltës prezanton librin për fëmijë të autores malteze Sandra Hili Vassallo. (Zyra e Konsullatës së Nderit të Republikës së Maltës, “Swiss Diamond Hotel”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Mbahet ndeshja në Basketboll ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë. (Palestra Sportive “Karagaçi”, Pejë)

  • 21:00

    Hapet Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest 2026”. (Teatri mbi Lumin, Prizren)

     

Kalendari Arkiv