Ngjarjet e ditës: 24 gusht 2026

  • 07:30

    PDK mban aktivitet para objektit të Qeverisë. (Objekti i Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 08:00

    Sindikata e Re e KEK-ut mban mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë, lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në vendet e punës. (Zyra e Sindikatës së Re të KEK-ut, Obiliq) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua dorëzon dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit. (Kabineti i Presidentes, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    PDK me deputetët e saj do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. (Salla e Kuvendit të Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e raportit përmbledhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur për gërmimet në Komunën e Zubin Potokut. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 14:30

    Shpallet aktgjykimi në rastin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët akuzohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan në vitin 2021. (Gjykata Themelore, Pejë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2026. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)

  • 18:00

    Organizohet hapja zyrtare e Qendrës Informative Turistike të Prishtinës dhe lansimi i PRN Urban Walks. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

  • 20:30

    Platforma “Liria ka Emër” lanson “Orën e Pritjes” në qytetin e Ferizajt. (Sheshi i qytetit para komunës, Ferizaj)

     

Kalendari Arkiv