Ngjarjet e ditës: 10 korrik 2026

  • 09:00

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Ministria e Kulturës organizon ceremoninë e ndarjes së licencave për udhërrëfyesit turistikë. Merr pjesë ministrja në detyrë, Saranda Bogujevci. (Muzeu “Emin Gjiku”, Prishtinë)

  • 09:30

    Dita e Drinit 2026, diskutohen gjetjet kryesore të raportit “Përmbledhja e përceptimeve të qytetarëve mbi pellgun e lumit Drini i Bardhë”. (Lakeside Hotel, Vërmicë)

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për media me rastin e publikimit të raportit “Pasuria e pajustifikueshme, drejtësia e justifikueshme”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë)

  • 10:30

    Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e punës për gjashtëmujorin e vitit 2026. Merr pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. (Zyra Qendrore e ATK-së, kati i parë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Policia e Kosovës në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, fillon së zbatuari fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, që u kushtohet bashkatdhetarëve. (Pikë kalimi kufitar në Merdar)

     

     

  • 12:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Terre des hommes në Kosovë organizojnë konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve në Masmedia”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Organizohet Programi Ndërkombëtar Veror i Shkëmbimit Kulturor. Merr pjesë edhe kryetari i komunë së Prishtinës, Përparim Rama. (Amfiteatri i Universitetit të Prishtinës)

  • 14:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 14:30

    Shpallja e aktgjykimit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. (Gjykata Themelore, Pejë)

     

  • 16:00

    Në kuadër të Prishtina International Summer University 2026, organizohet aktivitet kushtuar shënimit të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me temën: “The United States Semiquincentennial – 250 Years as a Beacon of Democracy for the World”. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Salla e Senatit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 18:00

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku (Kuvendi i Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv