Ngjarjet e ditës: 24 qershor 2026

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Shoqata “Çamëria”- Kosovë mban ekspozitën me fotografi, dokumente dhe material historik për tragjedinë ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. (Hotel Grand, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30

    Forumi Ekonomik i Grave organizon tryezën e diskutimit me temën: “Analiza e platformës SUPERPUNA dhe ndikimi i saj tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    ATRC, në kuadër të projektit PIAKOS, të mbështetur nga Banka Botërore dhe në bashkëpunim me BIRN Kosova, prezanton raportin hulumtues “Pengesat në pjesëmarrje të barabartë në sistemin e qeverisjes së të drejtës pronësore në Kosovë”. (Emerald Hotel, Prishtinë)

  • 10:00

    D4D organizon konferencë me temën “Politikat e Edukimit Medial dhe Qëndrueshmëria Digjitale”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    KDI organizon tryezën “Prokurimi publik në Kosovë: Përtej ndryshimeve teknike – Drejt një reforme strukturore të prokurimit publik në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 11:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në takim organizatorët dhe artistët pjesëmarrës në gala koncertin “Kanga Jonë – Dashni nga Prishtina”, i cili organizohet nën patronatin e Kryeqytetit, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Holli para Sallës së Kuvendit, objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 11:00

    Promovohet libri “ Lëvizja shqiptare për pavarësi” Politika, kryengritjet, diplomacia (1908-1912) i Ethem Çekut. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

     

  • 18:00

    Universiteti i Prishtinës mabanë programin UP Talks, programit i ri publik të ligjëratave e bashkëbisedimit mes personaliteteve të njohura vendase e globale dhe studentëve e profesorëve të Universitetit të Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv