Organizohet ceremonia e hapjes së Global UBT Fest 2026 dhe e Konferencës për Lidership. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, Lipjan)
Organizohet ceremonia e hapjes së Global UBT Fest 2026 dhe e Konferencës për Lidership. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, Lipjan)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) mban konferencë për media. Marrin pjesë ministrja e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe i ngarkuari me Punë i Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. (Objekti i MINTI-t, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i dyshuar për krime lufte. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2026. Marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetëror. (Salla e Sporteve në Kazermën “Adem Jashari ”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), publikon raportin “Sfidat sistematike të trajtimit të krimeve nga siguria dhe shëndeti në punë”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)
Organizohet ceremonia zyrtare e shpalljes së përfituesve të Skemës së Granteve për Investime – LOT 1, në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”, e cila zbatohet në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, përmes GIZ-it. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë për media lidhur me mbylljen e qumështores “Vita”. (Selia e AKB-së, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Vazhdon senaca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqi. (Gjykata Themelore, Prizren)
Menaxhmenti i qumështores “Vita” mban konferencë për media. (Miradi e Epërme, Devolli Grup, Fushë Kosovë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kandidatët për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu dhe Qëndrin Kryeziu mbajnë konferencë për media para Gjykatës Supreme. (Gjykata Supreme, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.