Komuna e Prishtinës prezenton kamionin e ri sulmues për nevojat e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të Kryeqytetit. Merr pjesë kryetari, Përparim Rama. (Stacioni i Zjarrfikësve te Kodra e Trimave, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO
Komuna e Prishtinës prezenton kamionin e ri sulmues për nevojat e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të Kryeqytetit. Merr pjesë kryetari, Përparim Rama. (Stacioni i Zjarrfikësve te Kodra e Trimave, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e Raportit të Përgjithshëm Vjetor mbi Inspektimet 2025, të organizuar nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm pranë ZKM-së. (Hotel Emerald, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO
Ministria e Ekonomisë organizon hapjen zyrtare të konferencës para-dorëzimit të ofertave për tenderin e energjisë së erës në Kosovë (Kosovo Wind Tender – Pre-Bid Conference). Marrin pjesë Artane Rizvanolli, Ministre në detyrë e Ekonomisë; Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të ZRRE-së; Trim Tërnava, Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO
Mbahet seanca e gjykimit në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte, të dyshuar për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të organizojë konferencë me temën: “Ngritja e temperaturave të larta – Koordinimi institucional për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe të mirave materiale në nivel vendi.” (Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) – Ministria e Punëve të Brendshme, Rr. “Dëshmorët e Gollakut” nr. 483, Hajvali) ***Mbulohet me kamerë nga EO
Promovohet libri “Feja e Parasë – Kodi i Besimit Global”, i autorit Artan Nimani. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë)
Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës (OPPK) me rastin e 1 Korrikut – Ditës së Përmbarimit, e cila shënon 12-vjetorin e themelit të këtij institucioni organizon konferencë. (Selia e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, në rr. 2 korriku, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 296-të të jashtëzakonshëm. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë)