Ngjarjet e ditës: 08 korrik 2026

  • 10:00

    Misioni i OSBE-së publikon raportin e monitorimit të gjykimeve të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë. Marrin pjesë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadori Gerard McGurk, ministrja në detyrë e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schwarz, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi dhe U.D. i Kryeprokurorit Agron Qalaj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Oda Ekonomike e Kosovës mban mbledhjen e Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës që merren me përpunimin e qumështit. (Oda Ekonomike e Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 10:00

    Shpallja e aktgjykimit për dëshmitarin bashkëpunues në rastin e Nagip Krasniqit. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)

     

     

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.  (KQZ, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:15

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Edmondo Cirielli, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Laboratorin e Mikrobiologjisë, të themeluar nga Kooperacioni Italian për Zhvillim. (QKUK, Prishtinë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 21:00

    OJQ Rhythm organizon koncertin e të rinjve “Ritmi i Miqësisë dhe Paqes”. (Cineplay, Abi Çarshia, Prizren)

Kalendari Arkiv