Ngjarjet e ditës: 26 qershor 2026

  • 10:00

    Organizohet tryezë e rrumbullakët: “Dita ndërkombëtare kundër abuzimit të drogave dhe trafikimit të paligjshëm”. Merr pjesë edhe U.D.  e presidentes Albulena Haxhiu. (Hotel Afa, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konferencë me temën: “Zhvillimi i shkathtësive të gjelbra për një të ardhme të qëndrueshme – Përvoja nga shkollat”. Merr pjesë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi. (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë)

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e shënimit të 26 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës, organizon tryezën e diskutimit me temën: “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit me temë “Momentumi i ri politik për rregullimin e lobimit legjislativ në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

     

     

  • 10:00

    Terre des hommes në Kosovë (TdhK), në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, lanson projektin “Platforma Digjitale për Raportimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Fëmijëve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

     

     

  • 10:00

    Komisioni i Pavarur i Mediave mban mbledhje. (Zyra e KPM-së, Hajvali, Prishtinë)

  • 10:30

    Aktivitet me simbolikë të veçantë me rastin e 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, organizim i profesorit Mentor Hasani dhe studentëve të Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës. (Para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Prishtinë)

  • 11:00

    Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban konferencë për media ku do të prezantohen rezultatet e auditimeve deri më tani për sezonin auditues 2025/2026. (Zyra Kombëtare e Auditimit, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

     

     

  • 12:30

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini mban konferencë për media. (Selia Qendrore e Aleancës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    PLAY International organizon ceremoninë përmbyllëse të projektit “Sport 4 Inclusion”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD). (Sirius Hotel, Prishtinë)

  • 13:15

    Avokati Gent Gjini dorëzon padi ndaj Dritan Goxhajt. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 19:00

    Organizohet Karnavali i Golden Eagle. (Stadiumi i qytetit, Therandë)

Kalendari Arkiv