Ngjarjet e ditës: 14 gusht 2026

  • 07:30

    PDK me aktivitet para objektit të Qeverisë. (Objekti i Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet seanca fillestare ndaj të arrestuarit për spiunazh. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 46-të, të Trajnimit Profesional për Zyrtarë Korrektues, ku do të diplomojnë 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

     

  • 10:00

    Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës mbajnë konferencë për media. (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Konferencë për media e kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi. Prezanton platformën “Alo Komuna”, që synon komunikim dhe shërbim më të drejtpërdrejtë për qytetarët. (Komuna e Obliqit)

  • 11:00

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza mban konferencë për media. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC) organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjeve së Punës ndërmjet Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA) dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. (Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 14:00

    Protesta qytetare në Han të Elezit në mbrojtje të shëndetit dhe mjedisit. I bashkohet edhe AVONET. (Para Komunës së Hanit të Elezit)

  • 15:30

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Oda Ekonomike e Kosovës, në partneritet me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev), organizon Ceremoninë e Certifikimit të Ndërmarrjeve në Arsim Dual. Marrin pjesë edhe ministrat në detyrë Mimoza Kusari-Lila dhe Hajrullah Çeku. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

     

     

Kalendari Arkiv