Vazhdon dita e dytë e Konferencës ndërkombëtare PX-Meeting 2026. (Hotel Sirius, Prishtinë)
Vazhdon dita e dytë e Konferencës ndërkombëtare PX-Meeting 2026. (Hotel Sirius, Prishtinë)
UBT organizon Kongresin e 67-të, të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ). (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së)
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shënon përvjetorin e 17-të të themelimit me organizimin e Konferencës ndërkombëtare me temë: “Roli i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë dhe funksionimin demokratik të institucioneve”. Merr pjesë presidentja, Justina Shiroka-Pula. (“Hotel Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mban takimin e 373-të. (Objekti i KGJK-së, Prishtinë)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave të Kuvendit, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë prezanton ekspozitën mbi jetën dhe veprën e Luigj Gurakuqit. Merr pjesë drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj, rektori i UP-së, Arben Hajrullahu. (Pranë Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Aktivitet e Ekspozites Antifashizmi: Tani. – Kapitulli i Prishtinës:
17:00 – Ekspozita “Një zog me krah prej guri”. (Reporting House)
18:00 – Hapja publike. (Reporting House)
20:00 – Performancë Muzeu i Burgut të Prishtinës. (Burgu i Idealit)
Oda e Mjekëve të Kosovës mban hapjen solemne të Kongresit të VIII të Mjekësisë. Merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)