Punëtorët teknikë të shkollave të mesme dhe fillore të kryeqyteti mbajnë grevë lidhur me mosrealizimin e pagave. (Shkollat e mesme dhe fillore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Punëtorët teknikë të shkollave të mesme dhe fillore të kryeqyteti mbajnë grevë lidhur me mosrealizimin e pagave. (Shkollat e mesme dhe fillore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. (Salla N-204, Kuvendi i Kosovës)
Avokati i Popullit mban tryezë diskutimi, në lidhje me publikimin dhe prezantimin e Raportit ex officio të Avokatit të Popullit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione shpall konkursin për Avokatin e Popullit. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2026. (Salla N-303, Kuvendi i Kosovës)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Salla N-225, Kuvendi i Kosovës)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin Korrupsionit formon grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Salla N-303, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it, nga gjeneralmajor Özkan Ulutaş te gjeneralmajor Roberto Vergori. (Shtabi i Misionit të KFOR-it, Kampi Film City, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Buxhet shqyrton raportin financiar të RTK-së për periudhën janar-qershor 2026 si dhe shqyrton programin e shpenzimeve të RTK- së për periudhën korrik – dhjetor 2026. (Salla C-203, Kuvendi i Kosovës)
Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, mban konferencë për media lidhur me situatën e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet. (Salla e konferencave, objekti i vjetër i komunës)
Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj zëvendëskryeministrin serb, Ivica Daçiç lidhur me deklaratat e tij mbi Kosovën. (Prokuroria Speciale, Prishtinë) ***Kjo ngjarje është anuluar.
Ministria e Ekonomisë mban takimin e parë konstituiv të Bordit të Korporatës për Ruajtjen e Energjisë KRE Sh.A. Merr pjesë kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli. (Salla e takimeve, Kati i IV-të, ndërtesa e Ministrisë së Ekonomisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Shfaqet dokumentari sportiv “Karate e yjeve”, i cili sjell historinë, zhvillimin dhe figurat e rëndësishme të karatesë në Kosovë. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë)