Ngjarjet e ditës: 04 nëntor 2026

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Ramadan Morinës i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tryezën e diskutimit shëndeti mendor, organizuar nga Zyra e Kryeministrit në partneritet me UNICEF-in. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione takohet me eksperten nga Instituti Nacional Demokratik(NDI), diskutohet për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje. (Salla N-303, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen. (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës)

  • 10:00

    Instituti Albanologjik, gjegjësisht Dega e Historisë, organizon tryezën shkencore “Rrafshi i Kosovës dhe i Dukagjinit (1689-1690): fushata habsburgase dhe përceptimet historike”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2025. (Salla C-203, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 12:00

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) mban konferencë për media. (Zyret e OVL UÇK-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave dhe publikimit të çmimeve për asetet që janë në shitje përmes Likuidimit nr. 76 (ShAL 76). (“Salla e konferencave – Hoteli Grand”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës mbajnë konferencë për media, lidhur me operacionin në bashkëpunim edhe me AKI në, të sekuestrimit të një sasie të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë. (Prokuroria Speciale, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 14:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Dita e tetë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

  • 17:45

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel i cili do t’i dorëzojë kryeministrit Kurti Raportin për Vendin 2026, nga Komisioni Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    18:15  –  Kryeministri Kurti dhe ambasadori Schuebel, pas takimit do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 19:00

    Hapja e edicionit të 13-të të konferencës së teknologjisë dhe inovacionit, e cila këtë vit organizohet nën temën “The Future is Calling”. Merr pjesë kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Hotel Courtyard by Marriott, Prishtinë)

     

     

Kalendari Arkiv