Ngjarjet e ditës: 06 nëntor 2026

  • 09:30

    Organizohet Konferenca shkencore “Historia Ekonomike e Kosovës 1912-1999”. (Fakulteti Filozofik, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon tryezën e diskutimit “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, në kuadër të së cilës do të publikohet edhe analiza e IKD-së. (Europe House, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Kosovës, Åsa Pehrson. (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Albanologjik organizon tryezë shkencore në shenjë të 80-vjetorit të lindjes së Dr. Zymer Nezirit. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 11:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Banka Botërore do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë. ( Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë, do të hapin ekspozitën “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, gjeniut të letrave shqipe dhe njërit prej zërave më të shquar të letërsisë botërore. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet dita e dytë e Dokutech. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

  • 13:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për media, ku do të prezantohet raporti analitik lidhur me planifikimin dhe organizimin e punës së Kuvendit të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) organizon konferencën e nivelit të lartë në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, miraton buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Diplomimi i gjeneratës së 63-të të policëve. (Salla 1 tetori në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO 

Kalendari Arkiv