Ngjarjet e ditës: 20 nëntor 2026

  • 09:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale, në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje vazhdon me intervistimin e dy zyrtareve nga komuna e Pejës dhe një zyrtar i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takohet me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odes Ekonomike Amerikane. (Salla N-303, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës PePeKo organizon edicionin e 6-të, të Food Sector Forum 2026.  (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    UNICEF-i prezanton raportin e ri mbi të ushqyerit në mjediset shkollore. (Hotel “Marriott”, Prishtinë)

  • 11:00

    Organizata joqeveritare “Advocacy Center for Democratic Culture” (ACDC) organizon tryezë të rrumbullakët kushtuar çështjes së femicidit dhe dhunës ndaj grave në Kosovë. (CEC, Mitrovica e Veriut)

  • 11:00

    Parlamenti Studentor së bashku me Këshillat Studentore të të gjitha njësive akademike takohet me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 12:00

    Nënkryetarja e Kryeqytetit, Besianë Musmurati mban konferencë për media lidhur me gjendjen e pastrimit të Kryeqytetit. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, para Kuvendit të Republikës së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet ceremonia mortore e dy të rinjve nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani:

     

    13:00 – Ceremonia mortore e Leart Morina. (Varrezat e fshatit Sapniq)

     

    15:00 – Ceremonia mortore e Berhan Zeka. (Varrezat e fshatit Pataqan i Poshtëm)

Kalendari Arkiv