Ngjarjet e ditës: 23 nëntor 2026

  • 09:45

    Komisioni për Integrim Evropian takohet me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë solemne të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të ShKK-së. Merr pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla. (Hotel Venus, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konferenca ndërkombëtare “Shëndeti Mendor i Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Vullnetarizmi Edukativ. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur takohet me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.(Kuvendi i Kosovës, salla N-506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite caktimi i seancës plenare. (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302) 

  • 11:00

    Kryetarët e bashkësive lokale të Komunës së Prizrenit, mbajnë protestë për shkak të pakënaqësive me gjendjen e furnizimit me energji elektrike. (Zyrat e KEDS-it, Prizren)

  • 11:30

    Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, së bashku me Këshillat Studentorë të fakulteteve, mbajnë protestë. (Rektorati i UP-së, Prishtinë) ***Kjo ngjarje është anuluar.

  • 12:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare.(Kuvendi i Kosovës, salla N-302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve në projektin “Rekonstruimi i urës Sitnica”. Merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Mitrovicë e Jugut)

  • 12:00

    Gazetari Nuhi Bytyçi promovon librin “Libri i Lirisë – Gjurmë në kohë vendimtare”. (Kino Armata, Prishtinë)

     

Kalendari Arkiv