Vazhdon seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Vazhdon seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Ekonomisë mban ceremoninë e hapjes publike të ofertave financiare, në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar prej 50–100 MW. (Ministria e Ekonomisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Gazetari Arlind Imeri dorëzon padi civile për shpifje dhe fyerje ndaj kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza. (Gjykata Themelore, Dega në Fushë-Kosovë)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e korrupsinit Korrupsionit shqyrton katër projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë dhe Belgjikën. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, z. László Dux. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)
Komisioni për Arsim dhe Shkencë shqyrton vendimin e Qeverisë lidhur me propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës si dhe shqyrton Raportin vjetor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për vitet 2024 dhe 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10)
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda mban konferencë për media. (Hotel “Emerald”)
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje shqyrton hartimin preliminar të listës së dokumenteve që do të kërkohen nga institucionet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Hapet edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar Euro Kosova Art me temën “Një botë e lirë me art”. (“Holiday Resort J & E”, Sllatinë)