Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik në bashkëpunim me SIGMA/OECD organizon takim me temën: “Hapat e ardhshëm të Grupit Ndërinstitucional për Prokurimin Publik”. (Hotel Emerald, Prishtinë)
Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik në bashkëpunim me SIGMA/OECD organizon takim me temën: “Hapat e ardhshëm të Grupit Ndërinstitucional për Prokurimin Publik”. (Hotel Emerald, Prishtinë)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Dirk Schuebel, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare “Shëndeti Mendor i Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Vullnetarizmi Edukativ. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezë diskutimi me temën “Performanca institucionale dhe perceptimi qytetar për sistemin e drejtësisë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula zhvillon vizitën e parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme për emërtimin e rrugës “Frank G. Wisner”. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton raportin Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatori për Energji (ZRRE) për vitin 2025; Të ftuar: Bordi i ZRRE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Shëndetësi diskuton raportin me shkrim të Bordit të SHSKUK-së, lidhur me listat e pritjes në institucionet e kujdesit dytësor dhe tretësore shëndetësor, furnizimin me barna nga lista esenciale gjatë viti 2026 dhe furnizimin me pajisje medicinale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë organizon hapjen e ekspozitës “Në gjurmët e historisë dhe kujtesës”, kushtuar 80-vjetorit të pushkatimit të Marie Shllakut, At Bernard Llupit, Kolë Parubit dhe Gjergj Martinit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me familjen e Frank G. Wisnerit, do të shpalosin pllakën me emrin e rrugës. (Rruga “Frank Wisner”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit si dhe vendimin e Presidentes së Republikës se Kosovës, për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Arsim dhe Shkencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203)
Në Komisionin për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, raporton ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli-Dalipi, për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportet me amendamente për pesë projektligje që lidhen me sistemin e drejtësisë, shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për zgjedhjen e dy anëtarëve të KGJK-së, si dhe aplikacionet e kandidatëve për Drejtor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për veprën penale “Kanosja” ndaj Arlinda Zekajt. (Gjykata Themelore, Pejë)
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Besianë Musmurati mban konferencë për media lidhur me gjendjen aktuale të menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë. (Përballë hyrjes së Qeverisë, te “Soma”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ambasada e Shqipërisë organizon pritje me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 82-vjetorit të Çlirimit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.