Instituti Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me COVID 19, kanë dalë negativë.
Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSH për veprimin e shpejt, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19.
Njëherësh njoftohet se gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës